Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lladrovci i përgjigjet Xhemajlajt: I pashpirt për shkelësit e ligjit

Kryetari i degës së Nismës Socialdekomrate në Drenas, Isa Xhemajlaj, ka thënë se kjo komunë nuk po qeveriset por po sundohet nga një monark.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Në faqen e tij në Facebook, Lladrovci ka thënë se Drenasi qeveriset me ligj dhe për shkelësit e ligjit është i pamëshirshëm dhe nuk bashkëjeton me krimin as shkelësit e ligjit.

“Për shkelësit e ligjit, të gjithë zbatuesit e ligjit janë të pashpirt. Isa Xhemajlaj, tash zëvendësministër, asgjë të paligjshme nuk mund të bëjë në Drenas. Jo ai, por askush. Sepse, ne jemi zotuar se do ta zbatojmë ligjin për të gjithë njëjtë dhe askush nuk ka imunitet përball tij. Këtë tashmë e kanë provuar jo vetëm Isa po edhe isat tjerë të Nismës dhe të gjitha partive pa dallim. Kjo është praktikë e panjohur për Isa Xhemajlajn dhe mentorët e tij”, ka shkruar Lladrovci.