Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepi, ka thënë se xhandarmëria serbe ka bastisur dy shtëpi të shqiptarëve në fshatin Konçul të Komunës së Bujanovcit.
Shkaqet ende nuk dihen.
“Ende nuk kemi njohuri shumë. Këshilli Kombëtar ka dalë në terren, por ende nuk kemi njohuri. Ajo që dimë është se kanë hy në dy shtëpi. Janë shqiptare, Konçuli është kryesisht shqiptarë”, ka deklaruar Rexhepi për Ekonomia Online.
Artikuj të ngjashëm
-
Rexhepi: Kemi dorëzuar fakte që Serbia po bllokon donacionet që vijnë nga Kosova
-
Rexhepi i quan provokime stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën
-
Rexhepi: Policia në Serbi po merr shënime për shqiptarët e Luginës që po festojnë
-
Lutfiu: Brenda këtij viti u pasivizuan 200 adresa në Luginë
-
Serbia anulon vendimin e Këshillit Kombëtar për subvencionet e fermerëve të Luginës