Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare në këtë vend më 12 prill. Ai njoftoi se janë respektuar të gjitha afatet kohore për të nënshkruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat, sipas Xhaferit, i dakorduan politikanët. Xhaferi tha se vendimin e nënshkruar e ka dorëzuar deri në KSHZ, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Drejtësisë.
Xhaferi tha se pasi liderët vendosën ta kthejnë mandatin tek sovrani, e drejta e tyre është që tashti të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Ai apeloi deri tek të gjithë aktorët politikë që dita e zgjedhjeve të jetë një ditë solemne me qëllim që të marrim një pasqyrim pozitiv në Samitin e Zagrebit.