Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Xhaferi merr mbështetje të parezervë nga Bashkimi Evropian

Kryeparlamentari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot në Bruksel është takuar me euro-komisarin Johannes Hahn. Ky i fundit përsëriti qëndrimin e BE-së për dënimin e dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve në Parlament. Ai theksoi se çdo përsëritje e një akti të atillë do ta vendosë seriozisht në rrezik perspektivën e evropianë të vendit.

“Parlamenti tani duhet të lejohet të punojë pa pengesa. Të gjithë deputetët, përfshirë edhe opozitën, pritet që të luajnë një rol konstruktiv dhe jo obstruktiv, dhe të gjithë aktorët duhet të përmbahen nga veprimet dhe qëndrimet provokuese”, deklaroi Hahn.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hahn bëri thirrje për t’u përqendruar në atë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të procesit të formimit të Qeverisë, respektimit të shumicës parlamentare dhe të veprohet në pajtim më Kushtetutën dhe principet demokratike.

“Takimi i radhës me euro-komisarin Han rikonfirmon edhe njëherë mbështetjen e pa rezerve të BE-së. Në Bashkimin evropian nuk ka asnjë dyshim për shumicën e reflektuar me zgjedhjen e kryetarit të parlamentit dhe kjo është shtytje për të vazhduar me punët dhe obligimet që i ka parlamenti”, deklaroi kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi menjëherë pas takimeve që realizoi me zyrtarë të lartë të BE-së, përfshi këtu edhe euro-komisionarin Johanes Han.

Xhaferi tha se Ivanov ka afat 10 ditë për të dorëzuar mandatin nëse ai nuk e ndërmerr një hap të tillë atëherë parlamenti ka kompetencë ekskluzive për vendosjen e qeverisë së ardhshme. Megjithatë Xhaferi shprehet optimist se presidenti Ivanov do të reflektojë në këtë aspekt.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me dhunën në Kuvend Xhaferi tha se nuk dëshiron që të përzihet në kompetencat e institucioneve përkatëse megjithatë në momentin kur të mblidhen të gjitha të dhënat parlamenti mundet të iniciojë procedurë parlamentare.

Kryetari i ri i Parlamentit, Talat Xhaferi, udhëtimin e parë zyrtar po e realizon në në Bruksel, me ftesë të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian. Ai do të zhvillojë takime të rëndësishme, ndërsa me këtë vizitë zyrtare Brukseli edhe njëherë dërgon porosi Maqedonisë se kryetar legjitim i Kuvendit të Maqedonisë është Talat Xhaferi.