Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, pritet të marrë pjesë të hënën në takimin informal të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, në Bruksel.
Në këtë takim do të trajtohen çështje të bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian e çështje të sigurisë, shkruan ATSh.
Pas takimit, kryediplomatja shqiptare do të zhvillojë edhe një takim me komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Artikuj të ngjashëm
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
BE-ja nuk është e kënaqur me dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi
-
Gërvalla takohet me Kallasin të dielën
-
Mblidhen ministrat e Jashtëm të BE-së, Ukraina në krye të agjendës