Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka deklaruar se ajo që është duke ndodhur në Ukrainë, ia rikujton luftën e Kosovës, ku u vranë mijëra njerëz të pafajshëm.
Gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB, të mërkurën mbrëma, Xhaçka tha se njëjtë edhe Kosova nuk e provokoi sulmin serb që nisi më 1998.
Mbledhja e mbajtur në Këshillin e Sigurimit u organizua nga Shqipëria si anëtare jo e përhershme e KS-së dhe Franca, si anëtare e përhershme e KS-së, për situatën në Ukrainë.
Xhaçka tha se deri tash Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka dokumentuar mbi tetë mijë raste të krimeve të kryera nga ushtria ruse në këtë vend, raportoi Euronews.
Ajo tha se si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Shqipëria nuk e bën këtë organizim vetëm për shkak të asaj që ka ndodhur në Kosovë, por se bota ka detyrimin të vë drejtësi për njerëzit në Ukrainë.
“Rusia ka kryer krime të paimagjinueshme”, tha Xhaçka, duke kërkuar që të gjitha vendet ta dënojnë veprimin e Moskës.
-
Guterres e quan luftën në Ukrainë “një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”
-
Në Kosovë përkujtohet nisja e luftës në Ukrainë
-
SHBA-ja në KS të OKB-së i kërkon Serbisë llogaridhënie për sulmin në Banjskë
-
Rusia kërkon sërish debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
-
Lavrov përmend Kosovën në OKB, ambasadori i Shqipërisë: Ju është bërë obsesion