Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka bërë thirrje që NATO të hapë dyert e anëtarësimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Xhaçka ka marrë pjesë këtë javë në një takim jozyrtar dyditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC) të mbajtur në Berlin.
“NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi”, tha Xhaçka, raporton “A2News”.
Takimi, i cili i parapriu samitit të NATO-s, që do të mbahet në fund të muajit qershor në Madrid, u fokusua te Ukraina, pasojat e agresionit rus mbi sigurinë e aleancës, anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë si dhe konceptin strategjik i NATO.
Ministrja Xhaçka nënvizoi mbështetjen për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, për të cilat Shqipëria po merr masa që së shpejti të nisin procedurat përkatëse.
-
Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës e Suedisë në NATO
-
Konjufca: Kosova e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit
-
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?
-
Abrazhda: Patjetër që Kosova duhet të hyjë në NATO, s’ka dyshim për mbështetjen e Shqipërisë
-
Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO