Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Xhaçka kërkon njohjen e Kosovës, ambasadori serb i thotë të mos përzihet

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, në një takim me ambasadorin e ri të Serbisë në Shqipëri, Slobodan Vukçeviq, ka thënë se njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë është çelës për ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor. E në përgjigjen e tij, Vukçeviq i ka kërkuar të mos përzihet në “çështjet e brendshme”.

Të mërkurën, ministrja e Jashtme e Shqipërisë njoftoi për takimin me Vukçeviqin. Ajo shkroi në Twitter se dy shtetet kanë "bërë progres duke lënë prapa të kaluarën e vështirë", megjithatë ka shtuar se ende ka hapësirë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe raportet ndërshtetërore.

“Marrëdhëniet fqinjësore Shqipëri–Serbi, njohja reciproke Kosovë-Serbi, janë kyçe për të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo.

 

 

Ndërkaq, në përgjigjen e tij, Vukçeviq ka thënë se pajtohet që ka hapësirë për përmirësim të raporteve, teksa ka shtuar se nuk ndihmohet me përzierje.

Edhe Shqipëria i kërkon Sllovakisë të hapë zyre ndërlidhëse për Kosovën, ndonëse ajo ka vite që ekziston Arbëri Shqipëria i kërkon Sllovakisë të hapë zyre ndërlidhëse për Kosovën, ndonëse ajo ka vite që ekziston

“Edhe ne besojmë se ka hapësirë për të përmirësuar raportet, përderisa është e bazuar në respekt – ndërhyrja në punët e brendshme të njëri-tjetrit nuk ndihmon”, ka shkruar Ambasada e Serbisë në Shqipëri.