Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka kërkuar nga Sllovakia të hapë një zyrë ndërlidhëse për Kosovën në Bratislavë, ndonëse ajo ka vite që ekziston.
Në një vizitë që Ivan Korcok, ministër i Jashtëm i Sllovakisë ka bërë në Tiranë të mërkurën, ku si temë diskutimi ishte procesi i integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Evropian, Xhaçka ka thënë se i ka kërkuar Sllovakisë që të hapë këtë zyrë si shenjë përkrahjeje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sllovakia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ka refuzuar ta njohë Kosovën.
Miroslav Lajçak, që dikur ishte ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, tani është përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
-
Xhaçka kërkon njohjen e Kosovës, ambasadori serb i thotë të mos përzihet
-
Sllovakia mbylljen e Zyrës në Kosovë “e zëvendëson” me kthim të ushtarëve të saj në KFOR
-
Për herë të parë në 15 vjet, Sllovakia do të dërgojë trupa në Kosovë
-
Sllovakia do ta mbyllë zyrën ndërlidhëse në Kosovë
-
Kosova synon t’i forcojë marrëdhëniet me Sllovakinë pavarësisht mbylljes së zyrës ndërlidhëse