Zëvendësambasadori i Mbretërisë se Bashkuar Jacob Webber, në lansimin e kampanjës “Bashkë kundër COVID-19”, ka thënë se Kosova duhet të shtrëngojë masat kundër COVID-19 për të ulur numrin e të infektuarve.
Ai ka kritikuar edhe partitë që gjatë fushatës zgjedhore kane shkelur masat kundër COVID-19.
Kjo kampanjë po bëhet për të vetëdijesuar qytetarët dhe institucionet për të respektuar masat kundër COVID, që i paraprin fushatës që do të bëhet për vaksinimin.