Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili që po qëndron në Kosovë në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se gjenocidi që ka ndodhur në këtë fshat "nuk mund të mohohet nga askush".
Ai duke folur për mohimin e kësaj masakre nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se kur i ka dëgjuar i është dukur sikur po dëgjon “kasapin e Ballkanit” Sllobodan Millosheviqin.
Këto komente, Walkeri i bëri në konferencën që Republikanët e Kosovës (REK) e kanë mbajtur gjatë ditës sotme me temën “Reçaku nuk është gënjeshtër”.
Kryetari i REK, Faton Kurti duke folur për masakrën e Reçakut dhe gjenocidin në Kosovë tha se duke u mohuar ky gjenocid do të përshkallëzohet marrëdhënia me shteteve deri në luftë.
Mes tjerash ai tregoi se janë rreth katër raste që ata si parti kanë dëshmuar për krimet serbe në Kosovë.
Pjesë e kësaj konference ishte edhe kryetari i Republikanëve të Serbisë, Nikola Sanduloviq, i cili po ashtu kërkoi drejtësi për krimet serbe të ndodhura në Kosovë./KP
-
Walker: Pas përfundimit të misionit në Kosovë, askush s’më pyeti se çfarë kishte ndodhur
-
Walkeri dëshmon në gjykatë për masakrën e Reçakut
-
Walker: S’e pata të vështirë t’ia tregoja botës të vërtetën që e pashë në Reçak
-
Kujtohet vrasja e 45 civilëve shqiptarë në masakrën e Reçakut
-
Walker: Do të isha krenar të varrosesha në Reçak