Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka mbajtur një fjalim në akademinë përkujtimore në 19 vjetorin e masakrës së Reçakut.
Walker ka thënë se ka qenë në çdo përvjetor kur i është dhënë mundësia për të bërë homazhe në Reçak, por që ka vetëm tre vjet që atje sheh liderët kosovarë, transmeton kp.
Walker, më tej i dhuroi një lule të cilën sot e mori si dhuratë në Reçak, nga një vajzë e vogël.
Ai ia ka dhuruar presidentit Thaçi me porosinë që ta mbajë në zyrë si kujtim për viktimat e Reçakut.
“Një vajzë e vogël, mbesa apo stërmbesa, ndoshta e një prej viktimave të Reçakut, më dha këtë lule, të cilën dua t’ia jap presidentit, Hashim Thaçi”.
“Mbaje diku në një libër në zyrën tënde për t’i kujtuar viktimat e Reçakut dhe se çfarë nënkupton kjo masakër për shtetin”, është shprehur Walker.