Vetëvendosje, dega në Vushtrri ende nuk ka marrë ndonjë vendim në lidhje me kryetaren e degës Aida Dërguti, e cila e ka fyer liderin e saj Albin Kurti me një fjalor banal në një komunikim në Viber.
Besim Muzaqi, anëtar i Këshillit të Qendrës dega në Vushtrri konfirmoi për KosovaPress se tashmë është iniciuar një peticion me nënshkrime ku shumica e anëtarëve të degës kërkojnë që Dërguti mos t’i përfaqësojë më si kryetare.
“Nesër do të mblidhet Këshilli i Qendrës së VV-së këtu në Vushtrri për të marr një vendim. Por megjithatë shumica e anëtarëve të VV-së janë që kryetarja Aida Dërguti mos t’i përfaqësojë”, tha Muzaqi për KosovaPress.
Kryesia e VV-së do të mblidhet sot për të vendosur në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në këtë parti.