Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të kritikojë procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike.
Shkas për këtë reagim kjo parti ka marrë nga vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës, e cila autorizoi fillimin e procesit të privatizimit të Telekomit të Kosovës.
“Dje Qeveria e Kosovës, Kryeministri Haradinaj, në një akt të paprecedent autorizoi fillimin e procesit të privatizimit të Telekomit të Kosovës. Aktualisht është në fuqi rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku qeverisë dhe kryeministrit i kërkohet të veprojë për të kundërtën. Pra për zhbërjen e kontratës kriminale me Z-Mobile dhe përfshirjen e profesionistëve në rimëkëmbjen nga kriza e qëllimshme ku e kanë futur Telekomin”, thotë VV.
Në vend se të zbatonte pikë për pikë këtë rezolutë siç e kërkon ligji dhe Kushtetuta, VV thotë se “Kryeministri Haradinaj u përkul para krimit të organizuar që ka mbërthyer Telekomin, ndërmarrjen publike me aksionerë 100% qeverinë e Kosovës, sektorin strategjik dhe fitimprurës”.
“Një përpjekje për privatizimin e Telekomit dështoi para 4 viteve pas denoncimit të pazareve me kompaninë ‘Axos Gmh’. Tani pas mbylljes edhe të procesit të arbitrazhit me këtë kompani Kryeministri Haradinaj, verbtazi po ecën hapave të Qeverisë Thaçi II. Telekomi nuk duhet të privatizohet. Këtë nuk do ta lejojnë as qytetarët e Republikës së Kosovës as vetë punëtorët e Telekomit”, përfundon reagimi i Vetëvendosjes.
-
VV-ja për krizën në Telekom: Shteti nuk mund të rikapet
-
VV kundër privatizimit të Telekomit
-
VV-ja thotë se qeveria Haradinaj po përpiqet ta rëndojë financiarisht Telekomin për ta privatizuar
-
Kurti: Jemi të interesuar ta nxjerrim Telekomin nga kriza
-
Qeveria Hoti rikthen mundësinë e privatizimit të Telekomit