Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Jemi të interesuar ta nxjerrim Telekomin nga kriza

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se Qeveria është e interesuar që Telekomin e Kosovës ta nxjerrë nga kriza dhe ta vendosë në binarët e duhur.

Kurti tha se Telekomi ka nisur të rimëkëmbet “pas çlirimit”, derisa shtoi se gjatë vitit 2021 ka pasur mbështetje financiare ky institucion.

“E falënderoj kryeshefen Burbuqe Hana, që punon pa orar, vetëm e vetëm që Telekomi të rikthehet ku e ka vendin, epiqendër e telekomunikacionit të Kosovës”, theksoi ai.

Tutje, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se ndërmarrjet publike kanë pasur përmirësime gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë Telekomin. Ajo ka përmendur disa të arritura të kësaj ndërmarrjeje, që i ka konsideruar si sfidë të madhe për shkak të gjendje në të cilën ishte Telekomi.

“Gjatë këtij viti, ndërmarrjet publike kanë pasur përmirësime. Ashtu edhe Telekomi, që ka pasur ngritje të përformancës, ka bërë ndërprerjen e kontratave të dëmshme të cilat janë bërë në të kaluarën dhe kanë punuar në një proces të ristrukturimit, ku e kanë përkrahjen tonë. Kjo veç ka filluar të sjellë rezultatet e pare në racionalizimin e pagave dhe të pozitave të punës, të cilat i kanë kushtuar Telekomit goxha shumë në të kaluare. Synimi është të shohim nga e ardhmja. Në 8 muajt e fundit, situata është përmirësuar dukshëm. Tani të shohim nga e ardhmja për investime, për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Një tjetër e arritur e Telekomit gjatë vitit të kaluar është implementimi i marrëveshjes së roamingut me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që ka qenë një sfidë”, ka thënë Rizvanolli.

Edhe Kurti për modernizimin e rrjetit nga Telekomi: Jemi përpara shumë vendeve të rajonit Arbëri Kurti për modernizimin e rrjetit nga Telekomi: Jemi përpara shumë vendeve të rajonit

Kurse, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se duan ta kthejnë Telekomin si kontribuues të buxhetit, por për të arritur aty, sipas tij, duhet edhe pak shtytje.

“Gjendja në të cilën e kemi gjetur Telekomin, nuk ka qenë e mirë sidomos gjendja financiare. Është abuzuar në të kaluarën me këtë ndërmarrje. Tani e tutje ka një tjetër drejtim. Duam ta kthejmë Telekomin si kontribuues të buxhetit, por për të arritur aty, na duhet edhe një shtyrje, një investim”, u shpreh ai.