Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-ja: Qeverisja aktuale përshpejton falimentimin e “Stacionit të autobusëve”

Lëvizja “Vetëvendosje” në një konferencë për media, të enjten, ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që nëpërmjet Kuvendit Komunal ta shkarkojë Bordin e Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve”, shkaku i keqmenaxhimit të konstatuar nga Auditori i Përgjithshëm.

Kuvendari Eman Rrahmani ka prezantuar një vendim, i cili tregon se si ky bord e ka shpërblyer veten me rreth 20 mijë euro pavarësisht gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet kjo ndërmarrjeje. Sipas Rrahmanit, këtë e ka vërtetuar edhe raporti i Auditorit, i cili ka gjetur edhe shumë keqpërdorime të parasë, shkruan sot Koha Ditore.

Madje siç ka thënë ai, kjo gjendje ka ardhur me dijeninë e drejtuesve të komunës që për interesa të individëve të caktuar po e përshpejtojnë falimentimin e “Stacionit të autobusëve”. Në të njëjtën gjendje, sipas tij, është edhe Ndërmarrja tjetër Publike “Trafiku Urban”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)