Lëvizja Vetëvendosje ka nisur procedurat për mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një debati parlamentar rreth gjendjes në arsim si pasojë e grevës.
Kështu ka bërë të ditur për "Kohën Ditore", kryetari i Komisionit parlamentar për arsim, Ismajl Kurteshi. Sipas tij, Vetëvendosje po tenton që ky debat të mbahet në fillim të muajit shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Si Vetëvendosje në mbledhjen e grupit parlamentar jemi marrë vesh që të nisim procedurat për një debat parlamentar për situatën në arsim por varet se a i sigurojmë nënshkrimet. Në atë debat duhet të jepen propozime për situatën që është krijuar pas grevës dhe gjetjen e një zgjidhjeje", ka thënë Kurteshi.