Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët diskutojnë sot për arsimin dhe rrymën në veri

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare në të cilën pritet të ketë debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Po ashtu në seancën e sotme që pritet të fillojë në ora 10:00 do të shqyrtohen rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e “NP KOSTT” për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Ky është rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Edhe Të enjten seancë në Kuvend, diskutohet për arsim dhe rrymën në veri Arbëri Të enjten seancë në Kuvend, diskutohet për arsim dhe rrymën në veri

4. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19,

5. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.