Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-ja kërkon interpretim ligjor për shkarkimin e 2 zyrtarëve komunalë në Kamenicë

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka qëndrim se si do t’i kundërpërgjigjet Partisë Social Demokrate, e cila në Kamenicë ka shkarkuar drejtoreshën e Arsimit, Ismete Thaçi, e cila është pjesë e VV-së si dhe me iniciativë të PSD-së është shkarkuar edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bajram Maviriqi.

Mungesa e qëndrimit ka bërë që VV-ja të vazhdojë të mbetet edhe më tej pjesë e qeverisjes lokale, e cila drejtohet nga kryetari Qëndron Kastrati, i cili është pjesë e PSD-së, shkruan sot Koha Ditore.

Për Vetëvendosjen mbetet e rëndësishme të vërtetohet pretendimi se është bërë shkelje e procedurave me rastin e shkarkimit të kryesuesit të KK-së për të cilin kanë kërkuar edhe një interpretim ligjor në Ministrinë e Administrimit të Pushteti Lokal.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sami Kurteshi, i cili është pjesë e VV-së thotë se subjekti që përfaqëson nuk ka vendosur ende për këtë çështje. Insiston se ka pasur shkelje të procedurave në KK me rastin e shkarkimit të kryesuesit të Kuvendit dhe se insiston se kryetari i Kamenicës ka tradhtuar besimin e elektoratit, ngase kishte fituar zgjedhjet në ombrellën e VV-së dhe më pas kishte kaluar në subjektin e PSD-së.\Feim Azemi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)