Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i është përgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me deklaratat e tij të enjten se Shqipëria është mbi Kosovën sa i përket pagës për mjekët specialistë.
Përmes një postimi në Facebook, VV-ja thotë se paga e mjekëve specialistë në Kosovë është më e lartë se e atyre në Shqipëri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova ka pasur paga të pabarabarta dhe trajnim jodinjitoz për çdo profesion, në të gjitha nivelet. Pa dyshim shëndetësia ishte sektori më i dëmtuar, që jo vetëm që u la anash për t’u shkatërruar, por si rezultat pati dekurajimin për gjithë punëtorët shëndetësor. Me ligjin e ri për paga gradualisht punëtorët shëndetësor po marrin një trajtim të dinjtetshëm. Dje, po ashtu në Qeveri u miratua projektligji për çmimin e produkteve medicinale për barna me çmim unik dhe të përballueshëm. Ndërkaq, edhe shumë ligje të tjera që do të vijnë në kuadër të reformës së thellë në këtë sektor do të ndryshojnë rrënjësisht shëndetin e shëndetësinë publike”, thuhet në postimin e VV-së.
Sipas një tabele që ka publikuar Vetëvendosje, këtë vit vetëm Mali i Zi e ka pagën më të lartë se Kosova për mjekët specialistë.
Sipas tabelës, paga bazë e mjekëve specialistë këtë vit në Mal të Zi është 1,145 euro, në Kosovë është 1,100 euro, në Maqedoninë e Veriut është 955 euro, ndërkaq në Shqipëri është 994,57 euro.
Rama ka deklaruar të enjtes pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, se është baras me Serbinë dhe mbi Kosovën në këtë drejtim.
“Kemi bërë një hap të rëndësishëm me rritjen e pagës për mjekët specialistë, që më në fund, duke filluar nga muaji prill do të shpërblehen sipas pagave të larta të rajonit. Jemi faktikisht barazuar me Serbinë në pagë, jemi mbi Kosovën dhe në një mesatare të lartë. Të gjitha vendet tani janë pak a shumë rreth të njëjtës pagë.... Ne, për fat të mirë, nuk kemi nevojë të bëjmë gjëra të tilla për të fituar zgjedhjet. Ne zgjedhjet i fitojmë edhe pa bërë asgjë nga këto sepse e thashë; për fat të keq, kundërshtarët janë nën nivelin e pritshmërive minimale të publikut shqiptar”, ka thënë Rama.
