Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje në Obiliq për të diskutuar për pozitën e gruas dhe dhunën ndaj saj, ka dështuar të mbahet, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbledhja nuk ka arritur të mbahet për shkak se nuk kishte kuorum. Për këtë LVV ka fajësuar kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Burim Gërguri, që, sipas saj, ka ndikuar te këshilltarët e koalicionit qeverisës (AAK-LB-SLS) që të mos marrin pjesë në seancë.
Nëpërmjet një komunikate, zyrtarët e Vetëvendosjes kanë thënë se me këtë veprim kryetari Gashi ka treguar se nuk i intereson pozita e gruas në komunën të cilën e drejton.
“Në seancën e Kuvendit Komunal, e cila ishte iniciuar nga Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, dhe kryesuesi i Kuvendit, Burim Gërguri, nuk i lejuan asamblistët e tyre që të vijnë në Kuvend për t’ia bërë kuorumin Lëvizjes Vetëvendosje. Seanca ishte e ftuar nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje me të vetmen pikë të rendit të ditës: Diskutim në lidhje me dhunën në familje, me theks të veçantë dhuna ndaj gruas në Komunën e Kastriotit”, thuhet në komunikatën e LVV-së.
Sipas së njëjtës, iniciativën e LVV-së e kanë mbështetur partitë e tjera opozitare në Obiliq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Gashi kërkon dorëheqjen e Kurtit: Po dëshmohet se LVV-ja ka humbur shumicën parlamentare
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
-
Kryetari i Obiliqit flet në Kuvend për “frikën e drejtorëve nga ngacmimet seksuale”, reagon Vetëvendosja
-
S'ka kuorum për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
-
Gashi: Nëse vazhdon kjo sjellje e udhëheqësve të seancave do të përsëriten tensionet në Kuvend