Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S'ka kuorum për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Për shkak të mungesës së kuorumit ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ka njoftuar kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo deklaroi para mediave se një përfaqësues i Listës Serbe dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e Partisë Demokratike të Kosovës nuk ishin prezent në mbledhje.

“Sot kryetari i Kuvendit konform të drejtave, caktoi seancën plenare me 25 nëntor në ora 10:00. Nga agjenda, pika me peshë është shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2022, që pritet të jetë në trajtim në seancën e radhës”, deklaroi ajo.

E kryetari i GP-së të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se mazhoranca e ka shumicën dhe nuk mund ta fajësojë opozitën për mosfunksionim të Kryesisë.