Me mocion mosbesimi kishte rënë nga pushteti LDK-ja në krye me Isa Mustafën, e me mocion kjo parti synon ta rrëzojë nga pushteti Ramush Haradinajn e Kadri Veselin.
Të hapur e la këtë mundësi ditë më parë Avdullah Hoti i LDK-së, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër LDK-në kjo Qeveri i ka ditët e numëruara, por nëse nuk bie vetë, atë do ta rrëzojnë me mocion.
Për këtë LDK-ja do ta ketë mbështetjen e Vetëvendosjes, por VV-ja thotë se më shumë ka dëshirë ta sfidojë fillimisht këtë Qeveri me tema të mëdha e me komisione hetimore, pastaj ta rrëzojë atë.
Por, Artan Murati nga KDI-ja e sheh si të vështirë bashkëpunimin e dy partive opozitare, sidomos tash kur janë acaruar raportet në këto zgjedhje lokale.
“Vetëvendosje” ka vendosur ta sfidojë partinë e kryeministrit, AAK-në, si dhe Nismën e Fatmir Limajt, duke u kërkuar nënshkrimet për hetimin e SHIK-ut.
Haxhiu thotë se pikërisht këto dy parti në kohën sa ishin opozitë kishin dhënë nënshkrimet e tyre, e thotë se do të besojë se qëndrimi i tyre karshi SHIK-ut nuk ka ndryshuar tash pasi erdhën në pushtet.
Zyrtarë të LDK-së kishin thënë se fakti pse nuk japin nënshkrimet për hetimin e SHIK-ut është se nuk kanë vota të mjaftueshme si opozitë.
Iniciativa për një komision hetimor që do ta hetonte veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës kishte nisur shumë moti, por asnjëherë nuk arritën të mblidheshin 40 nënshkrimet e nevojshme.