Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Bordi i Telekomit që të mos vazhdojë kontratën me Z-Mobile dhe që sa më shpejtë të nis procedurat për kthimin e të hollave nga kjo kontratë.
Deputeti Liburn Aliu tha se heshtja e bordit është shqetësuese.
"Heshtja e bordit të Telekomit është tejet shqetësuese. Kjo kontratë ka shkaktuar humbje të mëdha ekonomike. Të gjitha faktet e dëshmojnë se kjo kontratë është krim i madh ekonomik. Ne kërkojmë që kjo kontratë të mos vazhdohet me asnjë kusht dhe të fillojë procedurat për kthimin e fondeve nga kjo kontratë”, tha ai, raporton KTV.
Ndërsa drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike, Fatban Bunjaku tha se dëmi nga kontrata me Z-Mobile është shumë milionësh.
"Bordi më së largu deri të hënën të njoftoj se kjo kontratë nuk vazhdon. Z-mobile tejngarkon resurset e telekomit në veçanti në shërbimet 3g dhe 4g", tha ai.
-
Kriza në Telekom përplas në distancë Vetëvendosjen me Bordin e kësaj ndërmarrje
-
Bordi s’tregon vendimin që mori në mbledhjen 8 orëshe, por kontrata me Z-Mobile do të shkëputet
-
VV-ja i kundërpërgjigjet Bordit të Telekomit: Bëjeni publike shkëputjen e kontratës me Z-Mobile
-
Telekomi paralajmëron mundësi për vazhdim të kontratës me Z-Mobile
-
Vetëvendosje kërkon nga Telekomi të publikojë vendimin për mosvazhdimin e kontratës me Z-Mobile