Vendimi i Kuvendit Komunal të Pejës i sjellë në janar për themelimin e Komitetit për Politikë e Financa për mandatin e ri katërvjeçar, pas vlerësimit të ligjshmërisë, është ndeshur me vërejtjet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), e cila ka kërkuar me një shkresë zyrtare që të shqyrtohet harmonizimi i këtij vendimi.
Me të është kërkuar zbatimi i ligjit për barazi gjinore. KPF-ja e Pejës nga 8 anëtarë ka pesë meshkuj dhe tri gra, shkruan sot “Koha Ditore”. MAPL-ja e ka kthyer në rishqyrtim këtë vendim të sjellë nga Kuvendi në seancën e 9 janarit, kur janë zgjedh anëtarët e KPF-së, që të barazohet numri në katër me katër.
Kjo kërkesë e Ministrisë ka qenë njëra ndër pikat e rendit të ditës në takimin e rregullt të Kuvend të mbajtur të martën, për të cilën është debatuar më shumë edhe në kohë, se në të gjitha pikat e tjera bashkë.
Kryesuesi i Kuvendit, Islam Husaj, ua ka bërë të qartë këshilltarëve se duhet të merret një vendim i ri duke respektuar dispozitat ligjore, bazuar edhe në shkresën e Ministrisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ministria kërkon respektim të barazisë gjinore në komitetet obliguese
-
Ministria kërkon barazi gjinore në komitetet komunale
-
Dy gra në vend të dy burrave në Komitetin e Politikës dhe të Financave
-
MAPL-ja gjen shkelje ligjore në dy vendime të Kuvendit Komunal në Shtime
-
Kuvendi i Gjakovës detyrohet ta rithemelojë Komitetin për Politikë dhe Financa