Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës kanë rishikuar vendimin për përbërjen e Komitetit të Politikës dhe të Financave (KPF), pasi që ai pak ditë më parë ishte kthyer prapa nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kështu me vendimin e marrë në seancën e fundit, 2 anëtarë (burra) të KPF-së janë zëvendësuar me dy anëtare (gra), për shkak se MAPL-ja kishte kërkuar respektimin e dispozitave të Ligjit për barazi gjinore në përbërjen e këtij komiteti obligues, shkruan sot Koha DItore.
Kryesuesi i Kuvendit të Suharekës, Bexhet Kuçi, ka bërë të ditur se KPF-ja fillimisht është formuar me 7 anëtarë, pa asnjë grua të përfaqësuar në të. “Në momentin e themelimit të KPF-së, subjektet politike kanë propozuar vetëm emra të burrave. Mirëpo, MAPL-ja na ka kthyer prapa këtë vendim”, ka thënë Kuçi...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kuvendi i Gjakovës detyrohet ta rithemelojë Komitetin për Politikë dhe Financa
-
Vlerësohet i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Suharekës për zëvendësimin e anëtarit të KPF-së
-
Kuvendi i Suharekës harmonizon me ligj përbërjen e Komitetit për Politikë e Financa
-
Pozita kërkon kompromis nga opozita për barazinë gjinore
-
Ministria kërkon respektim të barazisë gjinore në komitetet obliguese