Kuvendi i Komunës së Suharekës në përpjekjen e dytë ka arritur që përbërjen e Komitetit për Politikë e Financa ta harmonizojë me legjislacionin në fuqi.
Vendimi i fundit i Kuvendit të Komunës së Suharekës për plotësim-ndryshimin e përbërjes së KPF-së tashmë ka marrë miratimin nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo ministri përmes një shkrese të dërguar në adresë të kryetarit të komunës, Bali Muharremaj, dhe kryesuesit të KK-së, Bexhet Kuçi, ka konfirmuar se përbërja e ndryshuar e KPF-së është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi, përkatësisht se plotëson kriterin e barazisë gjinore.
Kuvendi i Komunës së Suharekës në seancën e mbajtur më 26 shtator 2018 ka miratuar vendimin për zëvendësimin e një anëtari të KPF-së me një anëtare, për shkak të detyrimit ligjor për respektimin e strukturës gjinore.
Kjo është hera e dytë që KK-ja e Suharekës ndryshon përbërjen e KPF-së, për të siguruar përfaqësimin gjinor në përputhje me legjislacionin. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Vlerësohet i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Suharekës për zëvendësimin e anëtarit të KPF-së
-
Dy gra në vend të dy burrave në Komitetin e Politikës dhe të Financave
-
MAPL-ja gjen shkelje ligjore në dy vendime të Kuvendit Komunal në Shtime
-
Kuvendi i Gjakovës detyrohet ta rithemelojë Komitetin për Politikë dhe Financa
-
Opozita akuzon pushtetin në Podujevë për bllokim të Komitetit për Politika dhe Financa