Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar kundër vendimit të presidentit Hashim Thaçi që të emërojë nga një anëtarë të subjekteve politike në KQZ, raporton KTV.
Deputeti Xhelal Sveçla në një konferencë për media së bashku me kolegen e tij, Albulena Haxhiu, ka thënë se Thaçi me këtë veprim po mundohet ta degradojë dhe shkatërrojë KQZ-në.
Ai ka shtuar se çfarëdo pazari është i papranueshëm pasi PAN-i është dashur t’i ketë dy anëtarë, VV-ja dy anëtarë dhe LDK-ja dy anëtarë.
“Çdo përpjekje tjetër është pazar” , ka thënë Sveçla.
Sipas tij, Thaçi ka shkelur ligjin për zgjedhje duke mos i respektuar kështu afatet e përcaktuar.
Ndërsa deputetja e kësaj partie Albulena Haxhiu ka thënë se me logjikën e mospërfilljes së rezultateve po e degradon ligjshmërinë dhe demokracinë por se sipas saj, Thacit për këtë nuk po i bëhet vonë/ Shahadije Bikliqi-Dragaçina.