Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi, për mosfunksionalizimin e komisionit qendror të zgjedhjeve.
Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu ka thënë se presidenti, tash e dy muaj, nuk është duke dekretuar emrat e propozuar për anëtarë, Adnan Rrustemin dhe Nazlie Balën, raporton KTV.
Sipas Haxhiut, presidenti duhet ta respektojë Kushtetutën.
Sipas anëtarit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, KQZ-ja është ndihmuar nga organizatat ndërkombëtare në rritje të kapaciteteve, por këtë po e rrënon Thaçi.
Kohavision ka kërkuar edhe një qëndrim nga Zyra e Presidentit Thaçi për arsyet e mosdekretimit të anëtarëve të KQZ-së, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.
Artikuj të ngjashëm
-
Dëmet që sjell bllokimi i KQZ-së nga Thaçi, sipas Lëvizjes Vetëvendosje
-
Rrustemi thotë se duhet denoncuar papërgjegjësia e Thaçit rreth KQZ-së
-
Vetëvendosje akuzon Thaçin për bllokimin njëvjeçar të KQZ-së
-
Presidenti vazhdon ta zvarrisë funksionalizimin e KQZ-së
-
VV-ja akuzon Thaçin për shkatërrim të KQZ-së