Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV kundër kërkesës së Thaçit drejtuar Veselit për mandatar të ri të Qeverisë

Foto: Koha / ilustrim

Shemsi Syla nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se janë kundër veprimit të Presidentit Hashim Thaçi, i cili i a dërguar letër kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, për t’i kërkuar që të propozojë mandatarin për krijimin e Qeverisë.

Syla ka thënë se i kanë gati nënshkrimet për ta shpërbërë Kuvendin dhe se ata duan zgjedhje sa më parë të jetë e mundur.

LEXOJENI EDHE KËTË

Presidenti i kërkon koalicionit PAN propozim-mandatarin e ri për kryeministër

Këto komente Syla i ka bërë në fillim të konferencës së LVV-së, lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të FSK-së.