Janë bërë pesë ditë qëkur presidenti Hashim Thaçi përmes një letre ia ka kërkuar LDK-së emrin e kandidatit për formimin e Qeverisë së re.
Por, për dallim nga ato që Thaçi ia ka dërguar Lëvizjes Vetëvendosje, letra drejtuar LDK-së nuk është bërë ende publike. transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsyet e mospublikimit, presidenti nuk ka pranuar t’i bëjë të ditura.
Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, në emisionin “RAPORT”, ka thënë se rrjedhja e afateve ligjore është njëra nga arsyet e mospublikimit.
E sipas Arton Demhasajt, me mospublikimin e letrës së Thaçit është duke u penguar që çështja e mandatarit të shkojë në Kushtetuese.
Një ditë para se t’i shkruajë LDK-së për mandatar, më 22 prill, presidenti Hashim Thaçi përmes një letre ia ka bërë të ditur Lëvizjes Vetëvendosje se do t’ua kërkojë partive të tjera mundësinë e formimit të Qeverisë, duke ardhur në përfundim se këtë ka refuzuar ta bëjë partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.