Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV: Ferizaj ditën e Tokës e pret me shkatërrim të ambientit

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj ka thënë se ky qytet Ditën e Tokës e ka pritur me shkatërrim të ambientit.

Në një komunikatë për media, Vetëvendosje ka thënë se toka e Ferizajt keqpërdoret, mbulohet me beton dhe shfrytëzohet si deponi mbeturinash dhe për grumbullimin e ujërave të zeza.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndërrimi i destinimit nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore me të vetmin kriter ryshfetin, ndërtimet e larta e të pa kriter të cilat nuk kanë në planin e tyre asnjë centimetër gjelbërim, shpyllëzimi i pamëshirshëm e për të cilin qe premtuar se do të ndalet, ndotja e tokës me ujëra të zeza nëpërmjet Lumit të Nerodimes janë ndër faktorët më të theksuar të dëmtimit të tokës dhe ndotjes së ambientit në përgjithësi”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Vetëvendosje ka kritikuar kompanitë për mirëmbajtjen e ambientit, të cilat nuk bëjnë me rregull pastrimin e Ferizajt.

“Edhe pse në komunën e Ferizajt ekzistojnë kompani për mirëmbajtjen e ambientit, prap se prap mbeturinat janë të shpërndara gjithandej. Mungesa e inspektorëve të ambientit, edhe pse komuna ka mbingarkesë me punëtor i ndihmon këtij fenomeni negativ qe e karakterizon komunën tonë e në veçanti pushtetin në Ferizaj. Ndalja e shkatërrimit të tokës dhe ambientit nuk kërkon investime të mëdha ekonomike, por kërkon vullnet dhe dëshirë e të cilat asnjëherë nuk i pat pushteti në Ferizaj”.

Image
Image
Image