Organizata joqeveritare “Demokraci Plus” (D+) mbështetur nga USAID ka publikuar raportin e performancës në prokurim publik për komunat e Kosovës, në kuadër të javës kundër korrupsionit në Kosovë.
Vushtrria është komuna me performancën më të mirë në prokurim publik, sipas këtij raporti.
Po ashtu Vushtrria është nga komunat e para që ka pranuar t’i hapë kontratat e tenderimit në prokurim publik
Sipas këtij raporti, Vushtrria është komuna me performancën, transparencën, llogaridhënien e ligjshmërinë më të lartë, krahasuar me komunat tjera.
Ky raport është diskutuar në prani të shoqërisë civile si dhe e më qytetarët e Vushtrrisë bashke me hartuesit e raportit.
Kryetari Tahiri ka thënë me këtë rast se qeverisja e re në komunë ka prioritet transparencën, llogaridhënien dhe ligjshmërinë në mënyrë që qytetarët e Vushtrrisë të jenë të informuar për çdo cent të taksave të tyre.
-
Prishtina dhe Vushtrria me performancën më të mirë në prokurim publik
-
Kosnett: Vushtrria të shërbejë si model për transparencë dhe llogaridhënie
-
D+: Pesë komuna rrisin nivelin e transparencës në prokurim publik
-
Grupi për Studime Juridike e Politike: Vushtrria shembull i transparencës komunale
-
Tahiri i bën thirrje Prokurorisë Speciale të hetojë gjetjet e ZKA-së për Vushtrrinë