Organizata joqeveritare Demokraci Plus (D+), të mërkurën ka publikuar raportin e dytë të vlerësimit gjashtëmujor mbi prokurimin publik në nivel komunal për periudhën janar - korrik 2018. Në të janë përfshirë pesë komuna: Gjakova, Gjilani, Peja, Prishtina dhe Vushtrria.
Komunat janë vlerësuar në zbatimin e ligjit, në praktikat e mira, zbatimin e rekomandimeve nga institucionet mbikëqyrëse, transparencën, konkurrencën dhe përfshirjen qytetare, shkruan sot Koha Ditore.
Bazuar në raport, Komuna e Pejës është ranguar e para në fushën e zbatimit të ligjit. Kurse pas saj vijnë Vushtrria, Prishtina dhe Gjilani.
Por te praktikat e mira Prishtina është ndër komunat më të disiplinuara në lidhje me ekzekutimin e pagesave brenda afatit ligjor.
Ndërkaq Raporti tregon se rekomandimet dhe opinionet e lëshuara nga institucionet e mbikëqyrjes, si Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Agjencia Kundër Korrupsionit më së miri janë adresuar nga Vushtrria, Gjakova dhe Gjilani. Këto tri komuna kanë shënuar përmirësime të dukshme krahasuar me raportin e parë.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Prishtina dhe Vushtrria me performancën më të mirë në prokurim publik
-
Vushtrria, komuna me performancën më të mirë në prokurim publik
-
Prishtina transparente me shpenzime, por jo 6 komuna të tjera
-
Rritet transparenca në 10 komuna kosovare të monitoruara
-
ZKA-ja evidenton shkelje në tetë komuna në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike