Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet transparenca në 10 komuna kosovare të monitoruara

Është rritur shkalla e transparencës në 10 komuna të Kosovës, të monitoruara nga OJQ-së “EC Ma Ndryshe” në periudhën janar-dhjetor 2017.

Kjo organizatë joqeveritare të hënën ka publikuar Indeksin e reformës së transparencës komunale për vitin 2017, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, 2 komuna kanë rezultat të njëjtë si në vitin 2016, derisa 3 komuna kanë shënuar regres në këtë drejtim.

Valon Xhabali nga “EC Ma Ndryshe” ka bërë të ditur se Indeksi i reformës së transparencës komunale pasqyron rezultatet për 13 grupe indikatorësh relevantë që tregojnë nivelin e transparencës gjatë vitit 2017 në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, si dhe Rahovec,Vushtrri, Malishevë, Suharekë, Klinë, Dragash, Shtërpcë dhe Mamushë.

“Në Indeksin e reformës së transparencës komunale për periudhën e monitorimit janar-dhjetor 2017 figuron se Komuna e Prishtinës dhe ajo e Gjakovës përbëjnë grupin e parë të komunave transparente me 68 për qind, përkatësisht 64 për qind të vlerësimit”, ka thënë Xhabali. Sipas tij, pastaj radhiten Gjilani me 56 për qind e Peja me 54 për qind, të pasuara nga Mitrovica me 48 për qind, Prizreni me 42 për qind dhe Ferizaj me 41 për qind... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)