Në një ambient dhe ceremoni madhështore të zhvilluar në kalanë e qytetit të Vushtrrisë ku kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të Shtetit dhe ushtrisë së Iowa-së të SHBA-së, si dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, të enjten mbrëma është nënshkruar marrëveshja e binjakëzimit mes qytetit të Vushtrrisë dhe atij Norwalk të SHBA-së.
Në komunikatën dërguar medieve, citohet Haradinaj të ketë thënë se miqësia e Kosovës me SHBA-të daton qysh herët dhe ka lindur në kohëra shumë të rënda për Kosovën, kur SHBA-së i ofruan mbështetje të fuqishme për lirinë e saj. Këtë marrëveshje e ka përshëndetur edhe gjenerali Ar nga Garda kombëtare e Iowa-së i cili tha se bashkëpunimi i SHBA-së dhe Kosovës është e shkëlqyeshëm.
Kjo marrëveshje është nënshkruar mes kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kryetarit të qytetit Norwalk, Tom Philips, të cili po ashtu i është dorëzuar njëherësh edhe çelësi i qytetit të Vushtrrisë, pasi që nga Kuvendi i Komunës , është shpallur Qytetarë Nderi i Vushtrrisë.
Këtë marrëveshje Tahiri e ka vlerësuar shumë të rëndësishme për qytetarët, fermerët, bizneset dhe nxënësit e Vushtrrisë. Derisa homologu i tij nga qyteti i Norwalkut tha se ekipi i tij kanë punuar plotë dy vite për të ardhur deri te zyrtarizimi i kësaj marrëveshje. Ai ka thënë se me këtë marrëveshje synojnë që të arrijnë bashkëpunim konkret dhe përfitime në zhvillimin ekonomik, lidhje mes dy qeverive komunale, edukim e fusha tjera.
-
Një delegacion i Vushtrrisë po qëndron në Norwalk të shtetit Iowa
-
Kryetari i Vushtrrisë Tahiri shpallet qytetar nderi i Norwalkut
-
Kosova e SHBA-ja me marrëveshje për bashkëpunim në siguri e komunikim
-
Nënshkruhet marrëveshja e marrëdhënies së shteteve simotra mes Kosovës dhe Iowas
-
Rama e Haradinaj diskutojnë për dyshtetësinë