Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka përuruar sot qendrën rinore të Vushtrrisë- e cila kap vlerën e 250 mijë eurove.
Gashi tha se kjo qendër do të jetë vatër për të rinjtë e këtij vendi.
“Është një prej investimeve më të rëndësishme në kuadër të Departamentit të Rinisë”, ka thënë Gashi, shkruan ksp.
Ai njëherësh njoftoi se në vitin 2019 do ta fillojnë programin “Fondi rinor”, program ky që do të përkrahë të rinjtë në aktivitete të ndryshme, por edhe krijimin e bizneseve.
Ndërkaq, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se kjo qendër do t'u shërbejë të gjithë qytetarëve.
Edhe
Veseli zotohet se në qeverinë e tij do të ketë më shumë ministra të rinj dhe të pakorruptuar
“Nga sot, të rinjtë e Vushtrrisë kanë adresën e tyre, kanë shtëpinë e tyre”, ka thënë Tahiri.
Gjatë kësaj ceremonie, Ansambli “Hasan Prishtina” luajti një pikë muzikore.
-
Qendra Rinore në Malishevë bëhet me kompjuterë
-
Gashi: Duhet të shtohen projektet që kontribuojnë në rritje të punësimit
-
MKRS e DVV International me marrëveshje për aftësimin e të rinjve në teknologji informatike e ndërmarrësi
-
Pritjet nga sponsorizimet për kulturë, rini dhe sport janë rreth 30 milionë euro në vit