Qendra Rinore e Malishevës është pajisur me kompjuterë për kabinetet e IT-së, përmes një donacioni nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Sipas njoftimit, ministri në dorëheqje i Kulturës, Kujtim Gashi, ka thënë se investimet në fushën e rinisë janë investime për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.
“Me të rinjtë dhe vullnetarët e kësaj shtëpie rinore përuruam kabinetin e IT-së me pajisjet e reja, të cilat janë donacion i Ministrisë së Rinisë për të rinjtë e Malishevës. Ky nuk do të jetë donacioni i fundit, pasi që në vazhdimësi do të ketë përkrahje për qendrat rinore, përmes aktiviteteve të ndryshme”, ka thënë ai.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili e ka mirëpritur donacionin.
-
Panorci i Malishevës bëhet me kabinet të informatikës
-
MKRS-ja dhuron 135 tituj librash për Luginën, thotë se kjo pjesë do ta ketë vëmendjen e institucioneve të Kosovës
-
Gashi: Duhet të shtohen projektet që kontribuojnë në rritje të punësimit
-
MKRS e DVV International me marrëveshje për aftësimin e të rinjve në teknologji informatike e ndërmarrësi
-
Kërkohet angazhim më i madh institucional për mbështetjen e të rinjve