Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, ka thënë të martën se Beogradi nuk do të vendosë asnjëherë sanksione ose t’i bashkohet, siç e ka quajtur ai, histerisë së Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“Serbia nuk do të bëhet kurrë pjesë e histerisë anti-ruse, në të cilën vidhet prona e qytetarëve rusë dhe prona e Federatës Ruse, ashtu siç ne nuk do të ndalojmë mediat ruse”, ka thënë Vulin, raporton AP.
Ky shtet ballkanik është një prej aleatëve më të fuqishëm të Rusisë, ndonëse e ka dënuar pushtimin e Ukrainës.
Serbia është duke kërkuar anëtarësim në Bashkimin Evropian, mirëpo ky është shteti i vetëm i kontinentit i cili ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Kremlinit.
-
Analisti gjerman: BE-ja dështoi me politikën përkëdhelëse ndaj Vuçiqit, boshti Serbi-Rusi më i fortë se kurrë
-
Vulin: S’duhet të hyjmë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
BE: Vizita e Vulinit në Rusi, në kundërshtim me aspiratat e Serbisë për integrim
-
Stano për takimin e Vulinit me Putinin: Mbajtja e lidhjeve me Rusinë s’përputhet me vlerat e BE-së
-
Vulini e siguron Putinin për “aleancën” e Serbisë, i ankohet për Kosovën