Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vulin: Me UNMIK-un mund ta ruajmë Kosovën

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin mendon se njëri nga gabimet më të mëdha të diplomacisë serbe është bërë gjatë kohë së Boris Tadiqit dhe Vuk Jeremiqit. kur në Kosovë , në vend të UNMIK –t, është vendosur EULEX –i, transmeton Koha.net

Ai thotë se Serbia nuk guxon të lejojë kurrfarë zvogëlimi të UNMI-ut edhe po të jetë më i dobët se sa që ka qenë para ardhjes së ELUEX-it, pasi, sipas tij. Rezoluta 1244 po vepron gjithnjë në mënyrë efektive, ndërsa në të shkruan se Kosova është territor nën administrim të përkohshëm të Kombeve të Bashkuara.

"Pra, statusi nuk është zgjidhur, dhe gjithnjë derisa është kështu, ka shpresa dhe kemi për çfarë të luftojmë. Po të kishim bërë siç kanë bërë Tadiq e Jeremiq e të pranonim që OKB të largohet krejtësisht nga hapësira e Kosovës, nuk do të kishte më kurrfarë shprese", citon novosti të ketë thënë Vulin

Ai ka përmendur përkrahjet që Serbia i ka marr në Këshillin e Sigurimit nga Kina, Rusia e Kazakistani që kanë kundërshtuar propozimet për largimin UNMIK –ut.

Duke folur për marrëveshjen detyruese – juridike që do të rregullonte marrëdhëniet e Beogradit e Prishtinës, Vulin ka thënë se presione ka pasur dhe Serbia i pranon i di , porse ajo ato s’i pranon.

“Do të bëjmë atë që është në interesin e Serbisë, atë që është në përputhje me kushtetutën e ligjet tona për ta ruajtur të drejtën tonë Kosovë”, ka thënë ai .