Ministri për Punë, Punësim dhe Çështje Sociale i Serbisë, Aleksandar Vulin vlerësoi të martën se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me deklaratat e tij dëshiron të nënçmojë BE-në dhe tha se “është i gatshëm që të shkaktojë luftë dhe konflikte në Ballkan”.
Me rastin e deklaratës së Ramës, se nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të zbehet, nuk mund të përjashtohet bashkimi i vendit të tij dhe Kosovës, Vulin tha se nuk është hera e parë që kryeministri i Shqipërisë “kërcënon paqen” me deklaratat e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama e quan shaka kërkesën e Vulinit për bashkimin e serbëve në një shtet
-
Stefanoviq: Tentimi i bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, akt armiqësor
-
Tirana i kërkon sqarim ambasadorit serb rreth deklaratës së Vulinit për Ramën
-
Rama: Kosova vëllazërore e Serbia mike të veprojnë para masave të rrepta
-
Rama pajtohet me SHBA-në kundër “aksionit të Policisë së Kosovës në veri”