Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka reaguar ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili dje ka deklaruar se vetëm bashkimi i serbëve në një shtet mund ta ndalë Shqipërinë e madhe.
Këto deklarata, i pari i ekzekutivit të Shqipërisë i ka quajtur shaka dhe deklarata trushpëlarëse, që e mbajtën nën errësirë rajonin me shekuj.
Rama këto deklarime i ka bërë në rrjetin social Twitter të shtunën, një ditë pas mbledhjes së radhës mes qeverive Kosovë – Shqipëri.
“Uroj që kjo të jetë një shaka, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit, që duhet dënuar”, ka shkruar Rama në Twitter.
Vulin të premten, pasi u raportua për nënshkrimin e 13 marrëveshjeve të radhës mnes Kosovës e Shqipërisë, tha se vetëm bashkimi i serbëve në një shtet do të sillte paqe në rajon.
“Vetëm bashkimi i serbëve mund të ndalë Shqipërinë e Madhe dhe sa më parë që institucionalizohet kjo, do të vijë paqja në Ballkan. Atë që ua jepni shqiptarëve, nuk mund t’ua ndaloni serbëve”, ka thënë Vulin, përcjellin portalet serbe të premten.
-
Tirana i kërkon sqarim ambasadorit serb rreth deklaratës së Vulinit për Ramën
-
Shqipëria notë verbale Serbisë shkaku i fyerjeve të Vulinit
-
Qeveritarët serbë vazhdojnë me fyerje ndaj shqiptarëve
-
Ministri serb kërkon bashkimin e serbëve në një shtet “si kundërpërgjigje për Shqipërinë e madhe”
-
Rama: Kosova është shtet për ne, por jo për Serbinë – ky është problemi i madh