Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi “nuk është shumë optimist” se gjatë këtij viti është e mundshme arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Koha.net.
Vuçiq, në deklaratën dhënë agjencisë austriake të lajmeve APA, ka thënë se me tërë forcën do të luftojë për kompromis, por, ka shtuar ai, parakusht është heqja e taksës së Kosovës vënë mallrave të Serbisë.
Në pyetjen rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për shkak të protestave në Serbi, ai është përgjigjur se për zgjedhje të parakohshme “ende nuk është biseduar”.
amë e rëndësishme për ne është çështja si ta zgjidhim problemin me Kosovën”, ka shtuar Vuçiq.
Pasi të vazhdojë dialogu me Kosovën, atëherë do të mund të përqendrohemi në ekonominë serbe dhe të vendosim për zgjedhjet, ka theksuar ai.
-
Vuçiq nuk është shumë optimist për bisedimet e të martës në Bruksel
- Gjasat janë të vogla për marrëveshje Kosovë-Serbi këtë vit
-
Vuçiqi e pranon se pa marrëveshje me Kosovën s’ka integrim të Serbisë në Evropë
-
Vuçiqi pret presion të madh ndaj Serbisë në lidhje me çështjen e Kosovës
-
Vuçiqi paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën