Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se nuk kishte nevojë të fliste me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në Paris dhe se ata ishin parë disa ditë më parë në Bruksel, me vlerësimin “se nuk kishte ndonjë mbrëmje e madhe”.
Vuçiqi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Paris, ku mori pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke përmendur mundësinë e takimit të tij me Thaçin me ndërmjetësimin e liderëve botërorë.
“Mendoj se nuk kishte nevojë për këtë. E takova në Bruksel dy ose tre net më parë, nuk ishte ndonjë mbrëmje e madhe. Nuk mund të jetë mbrëmje e madhe kur dikush ju vë taksa apo tarifa”, tha ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi konfirmon takimin e djeshëm Serbi-Kosovë në Berlin
-
Vuçiqi ‘i sigurt 99 për qind’ se nuk do të ketë Samit të Parisit "për fajin e shqiptarëve"
-
Edhe Thaçi mohon se do të takohet me Vuçiqin në Paris
-
Haradinaj s’e di se çfarë folën Thaçi e Vuçiqi në Bruksel
-
Vuçiq: Nëse duan biseda për kufij, nuk kam pse të shkoj në Bruksel