Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se në takimin e nesërm në Bruksel në kuadër të vazhdimit të dialogut me Prishtinën, tema e parë do të jetë të zhdukurit dhe të zhvendosurit, e temë e dytë ekonomia - qarkullimi më i mirë i mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve, shkruajnë mediumet serbe të mërkurën.
“Ne jemi përgatitur, e shoh që edhe shqiptarët janë përgatitur, unë po marrë citate nga shtypi shqiptar. Do të luftojmë”, u ka thënë Vuçiqi gazetarëve në Beograd dhe ka shtuar se nuk e di sa do të zgjasin bisedimet e nesërme.
Artikuj të ngjashëm
-
Të pagjeturit dhe Asociacioni, kryetemat e takimit të sotëm Kurti-Vuçiq
-
Vuçiqi niset për Bruksel për “zgjidhje konkrete të problemeve”
-
Vuçiq: Po shkojmë drejt temave më të vështira
-
Vuçiqi në Bruksel: Na presin tri çështje të rëndësishme
-
Vuçiq tregon se është biseduar për të pagjeturit, të zhvendosurit dhe për ekonominë