Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka takuar gjatë ditës së djeshme princin trashëgimtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Mohammed bin Zayed bin Sultan Al-Nahyan, ndërsa ka thënë se temë e diskutimeve ka qenë edhe Kosova.
Sipas Vuçiqit, sheiku Al Nahjan ka kërkuar që të ruhet paqja në Ballkan.
“Ai e njeh mirë situatën në rajonin tonë, por për herë të parë ka thënë që t’u shmangemi çdo përleshjeje dhe të gjejmë zgjidhje për Kosovën me amerikanët dhe rusët, e pastaj edhe evropianët do ta pranojnë. Ai e kupton se sa e rëndësishme është kjo”, tha Vuçiqi, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Serbia lut sheikun e Emirateve t’i ndihmojë rreth Kosovës
-
Vuçiqi i kërkon SHBA-së mbështetje për “sfidat e serbëve në Kosovë”
-
Vuçiqi takohet me Hillin, temë edhe Kosova
-
Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, ia konfirmon synimet për ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë
-
Vuçiq takohet me Peachin, bisedojnë për Kosovën