Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë në televizionin publik RTS ka treguar për herë të parë ndjesitë dhe sikletet që përjetoi një natë para takimit në Washington.
Ai tha se vendi i tij nuk ka pasur përkrahje nga Amerika në 30 vitet e fundit, dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të mbyllura për serbët deri në këtë moment.
“Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët, natyrisht. Unë e di se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. E di se çfarë presioni kishte mbi ne dhe ata. Mjafton që ata të thonë – ne do të tërheqim forcat tona nga Kosova dhe ata (shqiptarët) do të bien dakord për gjithçka”, thotë Vuçiq.
“Në Uashington, mund të ulesha në dysheme, sepse e dija se për çfarë luftoja, për vendin tim. Ne nuk fjetëm natën, përgatitëm çdo detaj. Bëmë një punë të mirë për vendin. Ne ruajtëm dinjitetin e vendit dhe treguam se Serbia pas 30 vjetësh mund të respektohet në Amerikë. Ne nuk shkuam për një fitore të madhe, sepse ato janë arritur në luftë. Ne shkuam për një fitore të vogël, pasi ato arrihen në paqe”/BW.
-
Vuçiq për takimin në Washington: Do të jetë një natë pa gjumë dhe jo e lehtë
-
Sipas Vuçiqit, vështirë me shqiptarët, “New Yorku është qytet i tyre”
-
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit
-
Vuçiqi i kërkon SHBA-së mbështetje për “sfidat e serbëve në Kosovë”
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën