Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se janë duke u bërë përgatitje për takim me përfaqësuesit e Prishtinës në Washington, duke shtuar se nuk e din se cila është agjenda.
Ai ka thënë për RTS-n se Beogradi do të jetë i gatshëm për të gjitha opsionet dhe se vendimet do të merren në mënyrë të mençur.
Përpara takimit me delegacioni e Prishtinës në Washington, Vuçiq tha se ka shumë njerëz në Serbi që do ta mallkonin presidentin e SHBA-së, por shtoi se ai nuk mund ta bëjë këtë sepse do të rrezikonte interesat e Serbisë, transmeton KOHA.
“Sidomos sepse ky president është më shumë i prirë nga Serboa sesa disa presidentë të tjerë të SHBA-ve”, ka thënë ai.
Ai deklaroi se ata po përgatiten për takimin dhe se ai nuk e tepron kur thotë se Beogradi është dhjetë herë më i gatshëm se Prishtina dhe se kjo mund të konfirmohet nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Presidenti serb tha se nuk e di saktë se cila do të jetë agjenda, por, sipas tij, duhet të bëhet fjalë për ekonominë.
Edhe
Vuçiqi thotë se nuk fjeti gjithë natën para takimit në Washington
Megjithatë, tha Vuçiq, prania e mundshme e presidentit amerikan, Donald Trump, në takim, tregon se disa ide janë të mundshme.
“Mund t’iu them njerëzve në Serbi se nuk kam asnjë dyshim se për delegacionin që unë drejtoj dhe për të gjithë ne do të jetë një natë e furishme, jo e lehtë, por ne e dimë detyrën tonë”, tha Vuçiq, për të shtuar se “Serbia është më e rëndësishmja, pavarësisht të gjitha sfidave”.
-
Daçiq: Në Washington do të ketë presion për Serbinë, ultimatumi nuk zgjidh probleme
-
Vuçiqi pret befasi nga takimi i shtatorit në Washington
-
Vuçiq: Trumpi mund të jetë i pranishëm në takimin e Uashingtonit
-
Vuçiqi “këshillon” Haradinajn të mos shpenzojë kerozinë me avion, në Washington s’ka njohje të Kosovës