Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk është i lumtur për deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, se formimi i Ushtrisë së Kosovës është hap pozitiv, transmeton Koha.net.
Ai, siç përcjell N1, ka thënë të jetë i vetëdijshëm se nuk është reale që Serbia ta ndryshojë mendimin e Amerikës për të cilën pavarësia e Kosovë është gjë e përfunduar.
"Vetëm se nuk duhet që gjithmonë publikisht ta themi. Kanë ata aleatë edhe në Evropë. E ne ta mundim Amerikën... Pa lëreni! Jemi përpjekur një herë, e nuk ia kemi dalë. Edhe pse kemi qenë të sulmuar dhe ju e dini se çfarë mendoj unë për agresionin”, ka thënë Vuçiq.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se amerikanët do të jenë në anën e Kosovës po pati luftë me Ushtrinë e Serbisë, ai ka thënë se Haradinaj ka të drejtë, SHBA-ja do të jetë në anën e Kosovës.
"Është koha e fundit të pajtohemi se SHBA-ja e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se ky rrëfim ka përfunduar për të. Nuk është reale se Serbia mund ta ndryshojë mendimin e Amerikës”, ka thënë ai.
Edhe
Vuçiq, VOA-s: Për Amerikën pavarësia e Kosovës është kryer, zgjidhja është njohja e ndërsjellë
Vuçiqi e ka falënderuar Madagaskarin për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, po ka shtuar se "a do të na shpëtojë kjo nga të gjitha vështirësitë e telashet".
"Natyrisht se jo. Po faleminderit këtij vendi të mrekullueshëm dhe këtë do të dimë ta çmojmë në të ardhmen”.