Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot me zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer.
Me këtë rast, ata më së shumti kanë biseduar për Kosovën, rreth të cilës kanë mospajtime, pasi, ka thënë Vuçiqi, SHBA-ja e njeh pavarësinë e saj tash e 10 vjet, ndërsa Serbia jo, transmeton Koha.net.
“Jemi të kënaqur që amerikanët po i dëgjojnë mendimet tona për Kosovën edhe pse ata nuk pajtohen me ne rreth kësaj çështje”, citon blic i Beogradit të ketë thënë Vuçiqi.
Një pjesë e madhe e bisedës i është kushtuar Ushtrisë së Kosovës.
“I kam thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, nëse ndodh, do të na mbështesë për muri prej nga nuk do të kishim shtegdalje”, ka thënë Vuçiqi dhe ka shtuar se amerikanët kur flasin për këtë Kosova ka të drejtë në formimin Ushtrisë pasi është shtet i pavarur dhe sovran.
Për takimin me Vuçiqin ka folur edhe zyrtari i lartë amerikan:” Kosova ka të drejtë në transformimin e FSK-së në Ushtri, por kjo do kohë”, ka thënë Palmer.
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit
-
Vuçiq për Kosovën: Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë
-
Vuçiq: Gjuriqi e takoi krejt rastësisht Rubion, nuk flasim me askënd për Kosovën
-
Ish-ambasadori serb: Qëllimi i vizitës së Gjuriqit në SHBA, marrëveshja sekrete për njohjen e Kosovës